Ligji për gjykata në seancë kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë vazhdimin e gjashtë të seancës së 74-t. 

Në rend dite në këtë seancë janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin e Ligjit  për gjykata në lexim të dytë, për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, me procedurë të shkurtuar, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani me procedurë të shkurtuar, Propozimin e llogarisë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë  për vitin 2012.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për tatim personal të fitimit, për tatimet e pasurisë, për shfrytëzimin dhe pasjen në dispozicion të mjeteve të organeve shtetërore, për kullotat, për tokën bujqësore, për mbrojtjen sociale, për mediacion, për ekspertizë, për procedurë gjyqësore, të gjitha me lexim të parë.

Në rend dite të seancës janë edhe Propozim-ligji për sigurimin material të personave të papunësuar për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi shoqërore dhe shtetërore me lexim të parë, të parashtruar nga deputetë të opozitës. Kërkesë të dhënies së shpjegimit autentik të nenit 20 paragrafi 3 nga Ligji për procedurimin me objekte  të ndërtuara pa leje, të parashtruar nga kryetari i Komunës së Shtipit si dhe Kërkesën për dhënien e shpjegimit autentik të neneve 13 dhe 14 të Ligjit për veprimtarinë radiodifuzive, të parashtruar nga deputeti Borçe Stavrov.

Lajme të ngjashme

Back to top button