Komisioni i Jahjagës, i pakuptimtë

Subjektet opozitare e konsiderojnë joserioz dhe të pakuptimtë nismën e presidentes Atifete Jahjaga, për të formuar një komision ndërkombëtar për të vlerësuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Opozita kërkon shkarkimin e Komisionit aktual dhe tërheqjen e nënshkrimit nga Marrëveshja e 26 gushtit Nisma e presidentes Atifete Jahjaga për formimin e një komisioni me ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk po e merr mbështetjen e partive opozitare.

Tri partitë që kanë formuar aleancën antiqeveri, po kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit nga kjo Marrëveshje dhe Marrëveshja tjetër për Asociacionin, si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Komisionit aktual për Demarkacionin që drejtohet nga Murat Meha. Sipas bllokut opozitar nuk mund të krijohet një komision i ri pa u shkarkuar Komisioni i vjetër e bashkë me të edhe Marrëveshja e 26 gushtit që ka dalë si produkt i komisionit aktual.

E kur të bien Komisioni dhe Marrëveshja, sipas opozitës, duhet të bjerë edhe Qeveria që e ka humbur legjitimitetin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Zyra e Presidentes së vendit ka sqaruar për “Zërin” se Komisioni “Ad hoc” i formuar nga presidentja Atifete Jahjaga do të përbëhet vetëm nga ekspertë ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button