Nisin negociatat mes grupeve të punës

Më parë pa paralajmërim dhe papritur, sot pasdite partitë politike u ulën përsëri në tryezën e bisedimeve për të negociuar për mediat dhe listat zgjedhore.

Për këtë ka informuar zyra e ndërmjetësuesit belg, Piter Vanhute, ku theksohet se përveç çështjes së mediave, ku negociatat stagnuan, në rend dite është metodologjia për përditësimin e listës zgjedhore.

Nga partia opozitare LSDM thonë se do të insistojnë që së pari të mbyllet çështja e mediave, para se të kalojnë në Listën Zgjedhore, ose do të insistojnë që të dy temat të mbahen paralelisht.

Për përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, do të jetë prioritet vërtetimi i metodologjisë për kryerjen listën e zgjedhësve.

KSHZ-ja pret që propozime nga palët që të fillojë aktivitetet për zgjedhjet, si kusht për zgjedhje kredibile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button