UNITETI në Haraçinë: Do ta kthejmë dinjitetin e shqiptarëve

Në vazhdën e strukturimit të degëve partiake, “Uniteti” mbrëmë themeloi degën e Haraçinës.

Kuvendarët votuan për organet lokale të partisë, ndërsa për Kryetar të degës zgjodhën Bejtulla Bushin. Kryetari i ri, një filolog, që edhe pse në moshë të re, ndër moshatarët e tij është i njohur si aktivist i denjë i avansimit të kushteve në të cilat jetojmë, posaçërisht të rinisë, ish kryetar i Parlamentit studentor të USHT-Shkup, organizator i iniciativave dhe protestave të ndryshme etj.

Në Kuvend, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i “Unitetit” Gjeneral Gëzim Ostreni, i cili haraçinasve u tha se nuk guxojmë që të lejojmë të nëpërkëmben vlerat e arritura me luftë dhe me shumë sakrifica.

“Pasi nuk u arrit për disa vite me radhë të përmirësohet gjendja brenda BDI-së ishte e domosdoshme krijimi i “Unitetit”, që do unifikojë vlera të pastërta njerëzore dhe kombëtare dhe do t’a luftojë padrejtësinë, diskriminimin, korrupsionin dhe dukuritë tjera negative në vendin tonë. Ashtu siç u ndalua ndryshimi i Kushtetutës si propozim i VMRO-së, u parandalua që luani të bëhet stemë e shtetit tonë, “Uniteti” do të kthejë dinjitetin e shqiptarëve dhe do të sigurojë kushte solide për jetë në vend”, tha Ostreni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button