Çollaku: I plotësuam 8 kriteret për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës është e bindur se janë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, duke përfshirë edhe tetë rekomandimet, të cilat u theksuan në raportin e fundit për liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.

Më 15 janar ekzekutivi i vendit do ta dorëzojë raportin, në të cilin sqarohen veprimet që janë ndërmarrë nga institucionet vendore për përmbushjen e këtyre tetë rekomandimeve.

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, e ka konfirmuar për “Zërin” se ekzekutivi i vendit do të paraqesë një raport, ku pasqyrohen veprimet e ndërmarra për plotësimin e rekomandimeve.

“Do të paraqesim një raport për përmbushjen e tetë rekomandimeve të fundit, që do të paraqesin të gjitha veprimet e ndërmarra nga institucionet e vendit në adresimin e rekomandimeve nga raporti i fundit i Komisionit Evropian, që po ashtu përmban edhe statistika që po freskohen në baza ditore”, ka bërë të ditur Çollaku.

Në këtë raport, sipas tij, do të pasqyrohen veprimet që janë ndërmarrë në fushën e drejtësisë, për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, shkruan Zëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button