Rusia nuk ka mundësi për ndërtimin e tubacioneve të gazit për shkak të mungesës së parave

Projektet e propozuara ruse të tubacionit të gazit nuk do të mund të ndërtohen më tej, posaçërisht nëse nuk mbështeten nga BE-ja ose shtetet anëtare të saj për shkak se vendi aktualisht është duke u përballur me mungesë të parave, tha Tatiana Romanova, profesoreshë në Universitetin Shtetërorë të Shën Petersburgut, raporton Anadolu Agency (AA).

Romanov tha se situata në Rusi është përkeqësuar më tej si pasojë e çmimeve aktuale të ulta të naftës dhe gazit. “Në fakt, në rrethanat e tanishme dhe nivelet e çmimeve, ndalimi punimeve në ‘Rrjedhën Turke’ është pothuajse një bekim për Gazpromin. Unë më parë do kisha menduar për “Rrjedhën Nord 2” apo rinovimin e sistemit ukrainas të transportit të gazit”, tha Romanova.

– “Projektet e reja të mëdha janë të pamundura deri në zgjedhjet presidenciale të viti 2018”-

Yuval Weber, asistent profesor në Fakultetin e Ekonomisë Botërore dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin Kombëtar të Kërkimit në Moskë – Shkolla e Lartë e Ekonomisë, tha se sanksionet në sektorin e energjisë kanë penguar kompanitë perëndimore të naftës të marrin pjesë në projektet e tilla, siç ndodhi braktisja e projektit “Rrjedha e Jugut”.

“Kushtet e Rusisë dhe Gazpromit për vazhdimin e ‘Rrjedhës së Jugut’ nuk janë të mira. Sanksionet në sektorin e energjisë kanë parandaluar aktorët e korporatave ruse të marrin sasi të mjaftueshme të kapitalit nga tregjet ndërkombëtare, ndërsa me sa duket çmimet me një ulje kronike të energjisë nuk mundësojnë margjinat e menjëhershme të fitimit për të nxitur investimet”, tha Weber.

Weber shpjegoi se projekti i ‘Rrjedhës Turke’ duket se ka ngecur si pasojë e rivalitetit mes dy vendeve rreth ngjarjeve në Siri. “Duke pasur parasysh vështirësitë e brendshme ekonomike, Rusia tani ka të drejtë, mundësitë e Rusisë/Gazpromit, angazhimet e tyre në çfarëdo lloji të projektit të investimeve kapitale të energjisë janë shumë, shumë të vështira deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018. Deri atëherë disa shpenzime do të jenë si prioritete të brendshme dhe grupeve të interesit”, theksoi Weber.

Dmitry Balkunets, akademik nga Universiteti Kombëtar i Kërkimit – Shkolla e Lartë e Ekonomisë pohoi se “Rrjedha Turke’ nuk do të realizohet për aq kohë sa zgjasin marrëdhëniet e tensionuara ruso-turke.

“Unë mendoj se si një alternativë mund të bëhet ndërtimi i një terminali të LNG-së në Detin e Zi. Kjo do të zvogëlojë rreziqet politike dhe varësinë vetëm nga njëri vend. Cisternat mund të ofrojnë gaz në portet e Greqisë, Bullgarisë, Italisë, Turqisë dhe vendet tjera”, ka thënë Balkunets.

Duke iu referuar projektit të vjetruar të ‘Rrjedhës së Jugut’, ai tha se autoritetet bullgare nuk arritën të mbrojnë interesat e tyre në Bruksel, e cila çoi në pezullimin e projektit.

“Nuk priten parakushtet për zhdukjen e projektit” thotë ai.

– Historia e “Rrjedhës Turke”

Sipas presidentit rus Vladimir Putin më 1 dhjetor 2014, Rusia pati anuluar projektin e tubacionit të gazit “Rrjedha e Jugut” nën presionin e BE-së, dhe propozoi një rrugë të re tubacionit të gazit natyror nëpërmjet Turqisë, siç njihet- “Rrjedha Turke”. Përveç tubacionit, një qendër e gazit natyror ishte planifikuar të ndërtohet në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandër Novak më 28 dhjetor 2015, tha se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet me Turqinë në lidhje me propozimet për projektin e tubacionit të gazit të “Rrjedhës Turke”, sipas mediave ruse.

Bisedimet, të cilat janë pezulluar pas mosmarrëveshjeve në lidhje me rrëzimin e avionit rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke muajin e kaluar, mund të rifillojë përsëri nëse ekziston ende “interesi” për këtë projekt.

Putin më 17 dhjetor pati deklaruar se bisedimet mund të vazhdojë, por vetëm në qoftë se Bashkimi Evropian futet si garant i projektit.

Novak theksoi se më 3 dhjetor projekti u pezullua, ndërsa presidenti turk. Recep Tayyip Erdogan më 5 dhjetor deklaroi se Turqia ka vendosur të pezulloj projektin për disa kohë, me arsyetimin se nuk janë plotësuar kërkesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button