Vetëvendosje: Kriminelët me vende pune në polici

Lëvizje Vetëvendosje konsideron se Kosova është shndërruar në plaçkë, e cila po copëtohet e po ndahet midis partnerëve të koalicionit qeverisës

” Nuk ka mbetur asnjë pjesë e buxhetit shtetëror, administratës dhe e sektorit publik e cila nuk po plaçkitet prej subjekteve qeverisëse, ndërkohë që shtresat e gjera popullore gjithnjë e më shumë varfërohen”.

Sipas kësaj lëvizjeje, institucioni i fundit që po e dëshmon këtë logjikë të kapjes është Policia e Kosovës.

“Ky institucion që duhet të ishte në shërbim të publikes, është mbushur me militantë të partive, të cilët nuk hezitojnë të abuzojnë edhe me ligjin, për të zbatuar urdhrat e eprorëve të tyre’

” E së fundi, me integrimin e “Mbrojtjes Civile” në shtetin e Kosovës edhe Lista Serbe po e merr hisen e vet në shtetin e kapur të Kosovës, bashkë me PDK e LDK të cilët e ndanë shtetin porsi një plaçke të tyre nëpërmjet marrëveshjes për koalicion të 8 dhjetorit 2014″ thuhet në një komunikatë për media të Vetëvendosjes.

“Po vërtetohet sërish qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! se dialogu në Bruksel nuk po i integron serbët në Kosovë, por po integron Serbinë dhe strukturat e saj në shtetin gjithnjë e më të varur të Kosovës”.

“E për më keq, ky “integrim” i strukturave paralele të Serbisë në policinë e Kosovës, është edhe një skandal ekonomik. Në një vend si Kosova, ku papunësia është enorme dhe ku për një vend pune aplikojnë me qindra qytetarë, sot po pranohen pa konkurs paramilitarët serbë të“Mbrojtjes Civile”.

” Kjo polici e cila integron ish-kriminelët e të gjitha llojeve, nuk mund të jetë në shërbim të drejtësisë” thuhet mes tjerash në njoftim, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button