Ministri i Jashtëm turk dënon ashpër sulmet e fundit ruse në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavushoglu (Mevlüt Çavuşoğlu) dënoi ashpër sulmet e fundit ruse në Siri, ku si pasojë humbën jetën rreth 30 fëmijë dhe një mësues, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ashpër dënoj sulmet ruse që kryhen çdo ditë mbi vendbanime civile në Siri në të cilat pësojnë pa përjashtime gratë, të moshuarit dhe fëmijët”, tha kreu i diplomacisë turke. Ai kujtoi sulmet e djeshme ruse në tre shkolla, ku humbën jetën disa dhjetëra fëmijë dhe një mësues.

Siç theksoi, pjesëtarët e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad detyrojnë civilët që të vdesin nga uria në rajonet që i kontrollojnë.

“Vetëm në Madayi, e cila gjendet nën rrethim, deri tani nga uria kanë vdekur afër 40 civilë. Fati i njëjtë i pret edhe banorët e Zabadania dhe Muaddamiy”, tha Cavushoglu dhe shtoi se forcat e regjimit dhe elementet e huaja sulmojnë ata që tentojnë të braktisin këtë rajon.

“Bombardimi i vendbanimeve me civilë dhe vdekja nga uria e grave, fëmijëve dhe foshnjave është krim lufte”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë shtoi se është e qartë se aksionet ushtarake ruse që kanë filluar më 30 shtator të vitit 2015 në shënjestër vazhdojnë të kenë civilët.

“Mohimi i këtyre sulmeve të Rusisë, të cilat ndodhin para syve të mbarë botës, nuk mund të fshehin të vërtetën”, tha Cavushoglu i cili konsideron se ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare të reagojë në mënyrë të duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button