Dyfishohet numri i azilkërkuesve kosovarë në Francë

Numri i emigrantëve të cilët vitin e kaluar kanë aplikuar për azil në Francë është rritur për 22 përqind nga një vit më parë, kurse numri më i madh i aplikantëve vijnë nga Siria, Sudani dhe Kosova, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra për Migrim e Francës (OFPRA) ka publikuar një raport ku thuhet se në vitin 2015 në këtë vend për azil kanë aplikuar gjithsej 79 mijë e 130 ​​persona, që është për 22 përqind më shumë në krahasim me të dhënat e vitit 2014.

Raporti thekson se aplikimet e emigrantëve nga Siria përbëjnë më shumë se gjysmën e këtyre kërkesave.

Një rritje e konsiderueshme e kërkesave për azil në Francë u regjistrua sa i përket emigrantëve nga Sudani dhe Kosova. Numri i sudanezëve të cilët kanë kërkuar azil është trefishuar, kurse numri i kosovarëve është dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

Autoritetet franceze pozitivishit i janë përgjigjur 31.5 përqind të kërkesave të paraqitura në vitin 2015. Një vit më parë përqindja e aplikimeve të miratuara për azil ishte 28 përqind.

Kampi më i madh i refugjatëve në Francë ndodhet në qytetin Calais dhe aty jetojnë rreth 3.000 emigrantë, kryesisht nga vendet aziatike, Afganistani dhe Siria. Kushtet në të cilat jetojnë këto emigrantë janë tema të shpeshta të kritikave nga aktivistët e të drejtave të njeriut.

Disa prej këtyre emigrantëve, kryesisht ata të cilët flasin anglisht, përpiqen për të kaluar ilegalisht në Britani të Madhe, ndërsa disa, kryesisht ata që vijnë nga vendet ku flitet frëngjishtja, kërkojnë azil në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button