Policia britanike: Rritet numri i vajzave dhe grave që shkojnë në Siri

Njësia policore britanike për luftë kundër terrorizmit njoftoi sot se janë “thellë të shqetësuar” për shkak të numrit në rritje të vajzave dhe grave nga Britania e Madhe që shkojnë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e fundit të policisë britanike tregojnë se gjatë vitit të kaluar nga territori britanik në Siri kanë shkuar 56 vajza, në mesin e të cilave edhe një e mitur. Ky numër, siç thekson policia është rritur nëse merret parasysh informacioni se në vitin 2014 në Siri kanë shkuar 43 vajza nga Britania e Madhe.

Policia këto të dhëna i publikoi përmes një filmi të shkurtër i cili tregon tre vajza siriane të cilat bisedojnë për jetën dhe vendin e tyre. Sipas të dhënave të policisë, numri më i madh i vajzave dhe grave që kanë shkuar në Siri, asnjëherë më nuk janë kthyer në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button