Sot merret në pyetje Muhamed Mursi

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi, i cili aktualisht gjendet në burg në pritje të gjykimit, pritet të merret sot në pyetje.

Lajmin e konfirmoi për Anadolu Agency djali i presidentit, Osama Mursi.

Mursi , i cili aktualisht është duke u mbajtur në burgun Borg el- Arab, po përballet me akuza të fabrikuara, ku akuzohet për ikjen nga burgu gjatë vitit 2011, kur edhe ndodhi revolucioni i Egjiptit i cili përmbysi diktatorin Husni Mubarak, transmeton mesazhi.

Por Mursi nuk pranon të përfaqësohet nga ekipi i avokatëve, dhe nuk pranon legjitimitetin e gjykatës.

“Babai im nuk pranon marrjen në pyetje apo procedurat gjyqësore”, pohoi Osama.

Seanca gjyqësore e para një jave ishte paraqitja e parë e Mursit në publik, që nga rrëzimi i tij nga ushtria katër muaj më parë.

Deri atëherë, ai mbahej në një vend të fshehtë.

Mbështetësit e Mursit këmbëngulin se të gjitha akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, prandaj edhe kanë organizuar protesta të përditshme në mbarë vendin.

Mursi refuzon të njohë legjitimitetin e gjyqësorit, duke insistuar se ai përfaqëson presidentin legjitim të Egjiptit.

Lajme të ngjashme

Back to top button