Ngritet niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc!

Pas reshjeve të dendura atmosferike mbi vendin tonë, niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci, kanë shënuar ngritje të kënaqshme, prej 1 metër.

Reshjet dhe ardhjet e vazhdueshme prej lumenjve dhe përrockave direkt në liqenet akumuluese sipërfaqësore, kanë shkaktuar turbullirë të ujit në liqenin e Badocit prej nga furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve të kryeqytetit, por në gjendje më të mirë është liqeni i Batllavës prej nga furnizohen 70% e konsumatorëve.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është (- 4.64 m) nën kuotën maksimale, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është ( – 2.89 m).

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme, ka qenë e detyruar që të zvogëloj prodhimin e ujit nga fabrika e Badocit, prej 350 l/s në 150 l/s, në mënyrë që të ruhet cilësia e ujit të pijshëm.

Sipas parashikimeve teknike, një gjendje e tillë do të tejkalohet shumë shpejtë .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button