Komisioni për amnisti do të zgjerohet me një anëtar nga Komiteti i Helsinkit

Amnistitë të cilët deri më tani i ka dhënë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov janë në procedurë të konfirmuar ligjore me propozim të institucioneve ndëshkuese përmirësuese, i dorëzuar përmes Ministrisë së Drejtësisë. Nga kabineti i presidentit paralajmërojnë se presidenti Ivanov ka marrë vendim që Komisioni, i cili tani ka nëntë anëtarë, të zgjerohet edhe me një anëtar, nga sektori civil dhe shoqatat të cilat merren me çështjet nga sfera e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Nga kabineti i shefit të shtetit i bënë thirrje Komitetit të Helsinkit që të dorëzojë propozim për anëtarë në Komisionin për amnisti.

Për transparencën e publikimin të personave të amnistuar, theksojnë nga Kabineti i presidentit flet edhe fakti që të gjithë ato janë publikuar në Gazetën zyrtare, e cila është qasëse për të gjithë. Prej atje shtojnë se nuk munden të publikojnë të dhëna të plota për personat e dënuar, para së gjithash për shkak të asaj që në materialet ka edhe të dhëna të cilat u nënshtrohen mbrojtjes sipas Ligjit për të dhëna personale, si dhe për shkak tël asaj që bëhet fjalë për akt dhe materiale të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas procedurës propozimi për amnistim të disa të dënuarve e japin edukatorët në burgje, ndërsa sipas tyre fillimisht vendos komision në Institucioninet ndëshkuese përmirësuese, i cili pastaj propozimin e dorëzon deri te Ministria e Drejtësisë. Atje shqyrtohen të gjitha kërkesat me materialet për çdo të dënuar, si gjatësia e dënimit të vuajtur, gjendja shëndetësore, mosha, gjendja familjare, sjellja në procesin e risocializimit, të cilët njëherit janë edhe kriteret sipas të cilëve vendoset se nëse të jepet amnistim ose jo, me ç’rast propozimin e pastruar, Ministria e dorëzon deri te Presidenti i RM-së, gjegjësisht Komisioni për amnisti.

Për amnistimin grupor të Viti të Ri nga INP ka pasur propozim për 240 persona, listë e cila në Ministrinë e Drejtësisë është zvogëluar në 196, ndërsa Komisioni për amnisti ka dhënë aprovim që presidenti të amnistojë 174 persona.

Në të amnistuarit, janë decid nga kabineti, nuk ka persona të cilët kanë kryer vepra penale për të cilat nuk është e lejuar amnistim, ndërsa ato janë vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor posaçërisht për vepra të kryera ndaj fëmijëve dhe minorenëve, vepra kundër shëndetit të njerëzve në të cilët hyn prodhimtaria e paautorizuar dhe lëshim në shitje të narkotikëve, mundësim të përdorimit të mjeteve narkotike, si dhe për vepra kundër njerëzhimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Amnistimet, theksojnë prej atje, janë të pastra edhe lidhur me ligjin dhe lidhur me drejtësinë dhe moralin. Për amnistimet grupore të cilët presidenti i jep për më 2 Gusht dhe Vit të Ri, informojnë nga Kabineti, dërgohen kumtesa deri te mediat, ndërsa për për ato të rregulltat kjo nuk bëhet, edhe pse edhe njërat dhe vendimet e tjera publikohen në Gazteën zyrtare të RM-së. Për amnistim të rregullt, për dallim nga ai grupor, çdo i dënuar vet kompleton dokumentacion të caktuar dhe se dorëzon deri te gjykata e shkallës së parë, prej nga sërish dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë, pas të cilës kërkesën e dorëzon deri te presidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button