Shkup, takimi i liderëve me eurodeputetët, ja çfarë thanë

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së u takuan sot me Eurodeputetët Riçard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgëll.

Sipas VMRO-DPMNE-së në takim u fol për dalje nga kriza politike si edhe për detyrimet që pasojnë në periudhën e ardhme.

“Mbajtja e zgjedhjeve në datën e parashikuar do të thotë përmbyllje e tërësishme e marrëveshjes dhe dalje nga kriza. Një përfundim të këtillë e presin edhe nënshkruesit e marrëveshjes, edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, por para së gjithash, qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Çdo përpjekje për shmangie nga ky kusht, e vë në pikëpyetje të gjithë marrëveshjen, dhe gjithë çfarë është arritur deri tani”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Ndërmjet tjerash, ato eurodeputetëve ua bënë me dije edhe për shkarkimet joligjore nga ana e ministrave dhe zëvendësministrave teknikë të LSDM-së.

Nga LSDM-ja dolën me kumtesë se ato i kanë përmbushur të gjitha detyrimet e Marrëveshjes.

“Vazhdojmë me përkushtimin tonë dhe presin që të gjitha palët t’i përmbushin detyrimet e tyre siç është paraparë. Partitë politike kanë detyrim para qytetarëve t’i përmbushin pritshmëritë për zgjedhje fer dhe demokratike”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Pas takimit me treshen e erudeputetëve, me deklaratë për mediat u paraqit edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai tha se nëse shtyhen zgjedhjet, thellohet kriza.

Ndërsa kryetari i PDSH – Menduh Thaçi deklaroi se në takimin me treshen e eurodeputetëve shpalosi qëndrimet dhe shqetësimet e partisë së tij për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button