Al Kaeda iu kërcënua Arabisë Saudite

Dega saudite-jemenase dhe e Magrebit e Al Kaedës iu kërcënuan me hakmarrje Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së 47 xhihadistëve më 2 janar, mes të cilëve edhe liderin shpirtëror shiit Nimr al Nimr.

Në kumtesën e përbashkët të publikuar sot në një ueb faqe xhihadiste, Al Kaeda në Gadishullin Arab (AKPA) dhe Al Kaeda në Magrebin Islamik (AKMI) akuzohen liderët saudit se kanë bërë “akt të marrë” duke i vrarë personat edhe “krahas paralajmërimeve të muxhahedinëve”, në botë.

Lideri i Al Kaedës në Gadishullin Arab xhihadistët e vrarë në Arabinë Saudite i quajti martir.

Autoritetet saudite më 2 janar ekzekutuan 47 persona nën akuzën për terrorizëm, prej të cilëve më shumë se 40 ishin të lidhur me organizatën Al Kaeda. Ata janë vrarë për shkak të sulmeve në vitin 2000 në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button