Edhe Vardari qengj i butë për Lirinë

Fitore të radhës kanë shënuar bakstebollistët e klubit shqiptar Liria, të cilët kanë vazhduar me ritëm të fitoreve, duke fituar 5 nga 5 takimet, përjashtuar këtu edhe ndeshjen me të rinte e reprezentacionit të Maqedonisë. Ndeshja që është zhvilluar sonte në sallën në Kala, Liria mundur Vardar Apave me rezultatin 84:54.

Edhe në këtë ndeshje Liria ka dominuat në të gjithë pjesët e lojës, duke qenë në epërsi në secilin çerek (20:12, 23:16, 22:14 dhe 19:12), e që edhe kjo ndeshje në fund përfundoi me plot 30 pikë diferencë, që po bëhet e zakonshme për ekipin nga Çairi. 

Kësaj radhe me mungesën e Bojan Trajkovskit, meritat më të mëdha i kishte amerikani Tajron Nared i cili shënoi 18 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa edhe veterani Toni Simiq i ndihmoi duke shënuar 17 pikë dhe realizoi edhe 15 kërcime.

Edhe kësaj radhe trajneri Ilievski u dha rastin për të luajtur kapitenit Labinot Idrizi (3 pikë), dhe dy të rinjve Jetmir Zeqiri ( 1 pikë) dhe Ardit Mehmedi ( 3 pikë).

Liria ndeshjen e radhës e luan kundër Rabotniçkit, që njëherit do të jetë dhe derbi i sezonit dhe sfida më e madhe për Lirinë, pasi që të dy ekipet janë pa disfata në këtë sezon.  / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button