Ruzhin: Gruevski të largohet përgjithmonë

Ish ambasadori Nano Ruzhin thotë se gjatë qëndrimit të kryeministrit Nikolla Gruevski do t’i bëhet me dije se duhet të dorëhiqet, transmeton Portalb.

“SHBA-së i duhet Maqedonia, ndërkaq u vërtetua se modeli që e propagandoi Gruevski nuk mund ta stabilizon as Maqedoninë as Ballkanin. Kemi nevojë për lider të ri, është e nevojshme Gruevski të largohet përgjithmonë. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk duhet të vijnë më në pushtet, sepse janë të korruptuar, jo stabil, krijojnë kaos. Faktori ndërkombëtarë ka mjaftë argumente që ta shtyjë Gruevskin që të ikë dhe atë do ta bëjë gjatë këtyre takimeve”, shprehet Ruzhin.

Maqedonia është në atë pozicion, shton ai, që edhe po të negocionte Gruevski për ndërrimin e emrit nuk mundet të mbetet në pushtet./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button