Tajfuni në Filipine, më shumë se 1200 të vdekur, dëme të shumta (VIDEO)

Me fuqi të paimagjinueshgme taifuni “Haiyan” ka shkatërruar pjesë të tëra të Filipineve. Përmasat e plota të dëmeve po bëhen vetëm ngadalë të qarta. Ndërkohë stuhia e erës po lëviz në drejtim të Vietnamit.

Për shkak të taifunit shkatërrimtar në Filipine kanë humbur jetën qindra vetë. Kryqi i Kuq njofton se numri i viktimave mund të kalojë 1200 persona. Veçanërisht i prekur nga studia është qyteti Tacloban në provincën Leyte, 500 kilometra në juglindje të Manilës, njofton Ora News.

Në rrugët e qytetit Tacloban shihje trupa pa jetë njerëzish, tha John Andrews, zv/drejtor i autoritetit të fluturimit civil. Thuajse të gjitha shtëpitë në qytetin me 220.000 banorë janë rrafshuar. Të paktat ende në këmbë, janë të dëmtuara rëndë, tha një përfaqësues i Autoritetit Kombëtar për Mbrojtjen nga Katastrofat.

Kanali televiziv lokal ABS-CBN njoftoi baticë stuhie me pasojë përmbytje. Në rrugë masat e ujit qendrojnë deri në lartësinë tre kate. Rrjetet e rrymës elektrike dhe telefonit në Filipine kanë pasuar kolaps, shumë rajone nuk mund të arrihen nga ekipet e shpëtuesve. Edhe në zona të tjera të vendit ka pasur përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Cikloni ndoshta më i fuqishëm që prej kujtesës së njeriut, i goditi brigjet lindore të vendit me një shpejtësi ere prej më shumë se 300 km/orë. Ai kishte një diametër prej 600 km. Në rajonet e prekura sipas të dhënave të agjencisë së OKB-së për ndihmën në rast katastrofash, OCHA, jetojnë rreth 18 milionë vetë. Qindra mijëra njerëz u larguan nga zonat pranë brigjeve ose kërkuan mbrojtje në strehimet e emergjencës.

“Haiyan”, ose “zogu i stuhisë” përshkoi Filipinet nga Paqësori në drejtim në veriperëndimit. Taifuni, ndërkohë më pak i fuqishëm, po lëviz tani në drejtim të Vietnamit. Atje autoritetet u bënë thirrje rreth 100.000 vetëve të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në strehimet e përbashkëta.

Sipas përllogaritjeve të meteorologëve “Haiydan” do të mbërrijë të dielën në mëngjes në provincat qendrore të Vietnamit si taifun i kategorisë një ose dy. Ai mund të ulet në klasifikim si stuhi tropikale. Në Filipine ai mbërriti si ciklon i kategorisë pesë, shkalla më e lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button