Projektligji për themelimin e “NASA”-s turke

Projektligji për themelimin e “NASA”-s turke do ti paraqitet kuvendit në gjysmën e parë të këtij viti, raporton TRT në shqip.

Janë hedhur hapat për themelimin e Agjencisë Hapësinore të Turqisë.

Qëllimi kryesor i kësaj agjencie do të jetë formimi i NASA-s së Turqisë.

Planifikohet që drafti i projektligjit për themelimin e kësaj agjencie ti paraqitet Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në gjysmën e parë të këtij viti.

Me miratimin e projektligjit në fjalë do të themelohet edhe Agjencia Turke e Hapësirës.

Objektivi kryesor i Agjencisë Turke të Hapësirës është formimi i NASA-s turke e cila do të mbrojë interesat e Turqisë në lidhje me hapësirën dhe orbitën.

Agjencia, selia e së cilës planifikohet të jetë në Ankara, do të bashkëpunoj me organizatat ndërkombëtare hapësinore dhe satelitore.

Kjo agjenci do të ulë vartësinë nga jashtë të teknologjisë aeronautike, satelitore dhe hapësinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button