Kuvendi Qendror i RDK-së miratoi platformën politike për zgjedhjet parlamentare

Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti mbledhje të rregullt të Kuvendit Qendror në Gostivar, ku u diskutua rreth shumë çështjeve të aktualitetit politik në vend.

“Në raportimin për aktivitetet dhe funksionimin e RDK-së në mes dy kuvendeve, kryetari i RDK-së Vesel Memedi raportoi se vendi gjatë kësaj periudhe kohore është ballafaquar me një nga situatat më problematike dhe delikate që nga pavarësimi i vendit e deri më sot, dhe RDK-ja ka luajtur një rol mjaft konstruktiv gjatë kësaj periudhe delikate”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Sipas kryetarit Memedi, viti që lamë pas është karakterizuar me aferën e rëndë të përgjimeve që rezultoi me Marrëveshjen e Përzhinos. Në të njëjtën kohë, ngjarjet e rënda në Kumanovë gati se nuk solli vendin në prag të luftës civile, por falë komunitetit ndërkombëtarë kjo nuk erdhi.

“Anëtarët e Kuvendit Qendror vlerësuan lartë platformën e hartuar nga dy ekipet ekspertësh të RDK-së dhe LR-PDSH-së dhe njëzëri miratuan të njëjtën, që do të shërbej si platformë e përbashkët e Aleancës për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të pranishmit në këtë Kuvend theksuan se platforma e hartuar është një bazament i fuqishëm që ka bashkuar shumë njerëz të vullnetit të mirë në këtë rrugëtim të vështirë të organizimit politik shumë më herrët, dhe do të vazhdoj të jetë synim dhe inspirim për shumë gjenerata të reja që do të na pasojnë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button