Si të luftoni aneminë

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut dhe shumica e tyre janë rrënjësore për jetesën.

– Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.

– Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak në vende të ndryshme të trupit.

– Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.

– Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.

– Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.

Duke qenë së hekuri është kaq i rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në anemi, lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, pagjumësi, mungesë oreksi, zbehje, etj. Gjithashtu, çon edhe në rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funksionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të vështirë të mësojnë e studiojnë).

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë edhe hemorragji të rënda menstruale duke sjellë anemi. Gjithashtu edhe mungesë të gjakut në zorrën e trashë.

Për të mbajtur një nivel normal të hekurit në organizëm, e vetmja mënyrë është të hamë ushqime të pasura me hekur. Kjo do të na ndihmojë të qëndrojmë larg anemisë, të jemi të fortë e të shëndetshëm.

Lista e perimeve të pasura me hekur:

Perimet jeshile si sianqi e brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri.

Po ashtu: Fasulet jeshile, rrënjë rrepash e panxhari, bizelet, patatja, majdanozi, asparagu, lakërishtet, shalqini, misri, lakra e kuqe.

Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:

Të gjitha llojet e fasuleve

Barbunjat / bishtajat

Farat e Sojës

Farërat:

Fara Luledielli

Fara Kungulli

Drithërat:

Orizi kaf

Gruri

Prodhimet shtazore:

Mishi i pulës dhe gjeli i detit, mëlçia, sardelet, mishi, mëlçi pule, kosi natyral.

Frutat e thata:

Bajamet (dhe Vaji i tyre)

Kumbullat dhe kajsitë e thata.

Kjo ishte lista e ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, por këto ushqime janë gjithashtu të pasura më Vitaminë C, e cila e ndihmon trupin të përvetësojë hekurin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button