Google dhe Lenovo me modelin e parë të Project Tango

CES 2016, konferenca teknologjike ndërkombëtare ka zbuluar planet e Google dhe Lenovo për bashkëpunim në krijimin e projektit për modelin e shumë përfolur dhe revolucionar të telefonit të koduar me emrin Project Tango.

Edhepse kjo pajisje është në fazën fillestare dhe të zhvillimit të prototipit, imazhi i lëshuar në internet shfaq se si do të duket telefoni i ri modular kur i njëjti do të dal në treg.

Për më shumë, Google ka thënë se do tu jap zhvilluesve të vet mundësi për të shfaqur idetë e tyre për krijimin e lojërave duke përdorur teknologjinë e re në Project Tango.

Aplikacionet e përfunduara do të publikohen në pajisjen e re, e cila do të prodhohet nga Lenovo.

Periudha e fundit për dorëzimin e aplikacioneve do të jetë data 15 shkurt. Zhvilluesit e ri do të kontaktohen për rezultatet e përzgjedhjes më 15 mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button