Shok me të shtypurit

Me mashtruesin m’takon jeta, por se lejoj t’afrohet dot,
Kurse të tradhetuarit i rri afër i dal krah i bëhem shok!
Në jetë nuk ka deshtime por përvoja të jetës
Gjëja më e bukur; I jep mësim vehtes!
Problemet lindin se veprojmë pa menduar
E mbesim së menduari fare pa vepruar.
Njeriu i thjeshtë tek problemi përqëndrohet
Ai i urti për zgjidhjen e saj mendohet.
I fjeturi nuk mund t’i realizoj ëndërrat dhe mundësitë që ja sjell jeta,
I azdisuri do ta kuptojë pasi që ti vijë vdekja
Ti shpesh vonohesh se shqetësimi nuk të paraprinë, jo!
Mendtë dikur t’vijnë, por kot kur s’vepron n’kohë!
Vobektësia e vërtetë s’është materiale por ajo mendore,
Bile e pyet shpesh vehten -Pse asgjë s’më shkon për dore!”
S’të shkon për së mbari, s’pari ke tradhëtuar vehten,
Se ata që mbi tjerët shkelin vërtet t’vobektë mbeten!
Nëse për tjerët lehtësim nuk bëhesh,ç’është dobia jote?
Po s’dhe gjë t’mirë nga vehtja ,je tepricë e kësaj bote!

Prandaj,jam shok me të përulurit,shtypurit ,në ç’farëdo qoftë mënyre!
Jam dhe do të mbetem zëri, strehimorja e tyre!

Autor: Bujar Muça

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button