Sërish protesta anti-saudite në Iran

Mijëra iranian  mbajtën sot demonstrata anti-saudite në Iran kundër ekzekutimit të një kleriku të shquar shiit.

Protestuesit marshuan në Teheran, duke brohoritur “Vdekje Al-Saudit”, familje kjo në pushtet në Arabinë Saudite.

Ata poashtu brohoritën parullat si: “Vdekje Amerikës” dhe “Vdekje Izraelit”, ndërkaq, disa të tjerë kanë mbajtuir në duar pankarta me fotgrafinë  e Nimr el-Nimr, kleriku shiit dhe aktivisti i  ekzekutuar në Arabinë Saudite javën e kaluar, vdekja e të cilit ngjalli një valë  zemërimi në  botën shiite.

Ditë më parë protestuesit iranianë kanë djegur ambasadën saudite në Teheran, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button