Irak, 17 terroristë të DAESH-it vriten gjatë një sulmi në Bashika

Së paku 17 pjestarë të organizatës terroriste DAESH janë vrarë si pasojë e sulmit të terroristëve në kampin Bashika, në verilindje të qytetit irakian Mosul, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të burimeve lokale, terroristët e DAESH-it mbrëmë para mesnatës kryen sulme në kampin Bashika. Forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjen sulmit duke vrarë së paku 17 terroristë.

Në mesin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë nuk ka të vrarë dhe të lënduar, njoftuan zyrtarët ushtarak.

Kampi Bashkia, të cilin e kanë formuar forcat e armatosura turke me kërkesë të kryeministrit irakian Haydar Al-Ibadi, është kamp trajnues i cili ishte në qendër të vëmendjes nga  mesi i dhjetorit të vitit të kaluar kur Ibadi kërkonte që forcat turke të tërhiqen nga ky kamp. Forcat turke atëherë pjesërisht u tërhoqën nga kampi në veri të Irakut.

Forcat e armatosura turke trajnojnë Peshmerget kurdë të cilët në pjesën veriore të Irakut zhvillojnë luftë kundër DAESH-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button