Hanin e pret punë e vështirë, partitë ndryshe e interpretojnë MP-në

Partitë politike pjesëmarrëse në Marrëveshjen e Përzhinos ndajnë qëndrime të ndryshme sa i përket çështjes së sa janë plotësuar kushtet që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, transmeton Portalb.

Ja qëndrimet e tyre në pyetjen e DW se sa janë pjekur rrethanat që zgjedhjet të mbahen më 24 prill.

Në VMRO-DPMNE si kusht më të rëndësishëm të Marrëveshjes së Përzhinos e konsiderojnë datën e zgjedhjeve më 24 prill dhe nuk përmendin reformat në media dhe kohën për t’i pastruar listat zgjedhore, që duhet para zgjedhjeve të zgjidhen.

“Dalja nga kriza është kurorëzimi i Marrëveshjes, respektivisht zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill. Qytetarët presin që Marrëveshja të zbatohet dhe vendi të hapëron drejt reformave. Çdo tentim për ta penguar synimin e Marrëveshjes- zgjedhjet e 24 prillit, gjegjësisht daljen nga kriza është tentim për ta penguar realizimin e Marrëveshjes”, tha për DW zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

LSDM ka përgjigje tjetër: “Deri në këtë moment nuk janë plotësuar kushtet që në prill të kemi zgjidhje kredibile”. Ata thonë se deri tani as listat zgjedhore nuk janë pastruar e as nuk ka zgjidhje për mediat. “Pa zgjidhjen e këtyre çështjeve, njeriu racional nuk mund të pret zgjedhje të lira dhe fer”, thonë nga LSDM.

BDI dhe PDSH nuk iu kanë përgjigjur pyetjes. Por siç mëson DË, nga burime partiake, BDI dhe PDSH janë pro zgjedhjeve më 24 prill.

Eurokomisari Johanes Han pritet që gjatë këtij muaji të vizitojë Shkupin, për të parë deri ku është zbatimi i Marrëveshjes. Megjithatë, sipas rrjedhojave Han do të has në vështirësi, sepse partitë janë në qëndrimet që sollën dhe e thelluan krizën politike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button