Të hënën Mustafa mbledh kabinetin për çështjen e vizave

Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e qeverisë që është duke u mbajtur ka thënë se të hënën do të mbahet një takim i brendshëm për vizat me gjithë kabinetin qeveritarë.

“Jemi duke biseduar me të gjithë zyrtarët e lartë, duhet të sqarohet se kemi përmbushur të gjitha kriteret” kanë thënë Mustafa, njofton Klan Kosova.

Mustafa më tutje ka thënë se duhet ta dinamizohet puna e Qeverisë së Kosovës.

“Duhet ta dinamizojmë punën e qeverisë për këtë vit, e sidomos për këtë muaj”, tha ai./KlanKosova

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button