A ka vërtet Koreja e Veriut bombë hidrogjeni: 7 fakte që duhet të dini

Njoftimi i Koresë së Veriut për testimin e suksesshëm të bombës së hidrogjenit e surprizoi botën – dhe ngriti një sërë pyetjesh.

Ja përgjigjet për 7 çështje kyçe:

Ndryshimi mes bombës atomike dhe bombës së hidrogjenit?

Një bombë hidrogjeni është shumë më e fuqishme. Më e fuqishmja që Koreja e Veriut ka provuar ndonjëherë. Bomba atomike përdor procesin e ndarjes, që ndan atomet e mëdha në atome më të vogla për të shkaktuar një efekt shkatërrues. Këtu përfshihen  bombat e Hiroshimas dhe Nagasakit në vitin 1945. Por bombat e hidrogjenit përdorin bashkimin e atomeve të vogla si hidrogjeni. Rezultati: një bombë qindra herë më e fuqishme se bomba atomike. Bomba hidrogjenit shkakton dy shpërthime.

Pse duhet ta testojë Korea e Veriut një bombë të tillë?

Rritja e aftësive bërthamore ka qenë një nga shenjat dalluese të sundimit të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, thotë Mike Chinoy, autor i librit “Në brendësi të historisë nukleare të Koresë së Veriut”. Ky është një sinjal që na kujton se Korea e Veriut është një superfuqi që duhet marrë parasysh nga e gjithë bota.

Pse tani?

Në një letër të firmosur që u transmetua në mediat koreane, Kim shkroi se donte që për vit të ri të sillte diçka të re. “Për vitin fitimtar dhe të lavdishëm 2016, kur të mblidhet konventa e shtatë e Partisë së Punëtorëve, bota do të dëgjojë për fuqinë tonë bërthamore,” shkruhej në letër.

A e ka Korea e Veriut me të vërtetë një bombë hidrogjeni?

Ndoshta jo, thonë shumë analistë. “Koreja e Veriut e ka pasur të vështirë edhe të përmirësojë bazat e armëve atomike,” shkruan Bruce Bennett, një analist i CNN. Bennett e tha këtë pak kohë pasi në muajin dhjetor Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij ishte kthyer në një shtet të fuqishëm armësh bërthamore dhe ishte gati për të shpërthyer një bombë hidrogjeni. Ndërsa SHBA-ja tha se duheshin ditë që të vërtetohej nëse kjo ishte e vërtetë.

Nëse nuk ka bombë hidrogjeni, atëherë çfarë ka Koreja e Veriut?

Ka mundësi që Koreja e Veriut të ketë një armë të zhvilluar, një armë që përdor procesin e bashkimit për të shpërthyer fuqishëm, por që nuk është bombë hidrogjeni. Edhe një bombë e tillë mund të shkaktojë shkatërrime serioze. Rreth 250 mijë njerëz mund të vriten nga shpërthimi i një bombe të tillë që përbën 2.5 % të popullsisë.

Sa të frikësuar duhet të jenë fqinjët e Koresë së Veriut?

Analistët thonë se Koreja e Veriut mund të krijojë armë bërthamore apo raketa që arrijnë lehtësisht në Korenë e Jugut e Japoninë. David Albright, një ish-inspektor armësh nga OKB-ja, tha për CNN se Peniani mund të ketë 10 deri në 15 armë bërthamore dhe se e shtojnë sasinë e armëve të tyre çdo vit. Testi bërthamor i Koresë së Veriut është edhe shuplakë në fytyrë për Kinën.

Çfarë duhet të bëjë bota për këtë ?

Testimi  një bombe hidrogjeni paraqet një dilemë serioze për udhëheqësit e botës. “Të gjitha zgjedhjet e Koresë së Veriut janë të këqija,” thotë Chinoy. “Nuk ka asnjë dëshmi që sanksionet që i janë vënë këtij vendi, të kenë pasur ndonjë impakt në sjelljen e Koresë së Veriut edhe pse i ka vrarë koerano-veriorët ekonomikisht”. “Ata besojnë se janë në një pozitë pushteti që nuk mund të pranojnë çdo lloj negociate”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button