Sulmohet një grup turistësh në Egjipt

Njoftohet se një sulm është ndërmarrë ndaj një autobusi që transportonte turistë në perëndim të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro. Bëhet e ditur se nga sulmi nuk ka të vrarë apo të plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga burimet policore mësohet se persona ende të pa identifikuar me fishekzjarrë kanë sulmuar një autobus ku ndodheshin shtetas izraelitë të cilët ndodheshin në bulevardin “Heram” para një hoteli për të vajtur në Piramidën Keops e cila është një nga 7 mrekullitë e botës.

Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Ministria e Brendshme theksohet se një grup prej 15 personash ka ardhur para hotelit në fjalë dhe kanë sulmuar me fishekzjarrë, ndërsa një preson me armë ka sulmuar punonjësit e sigurisë të hotelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button