Mustafa dhe Vuçiq biseduan me telefon

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me telefon me kryeministrin e Kosovës, Isa Musatafa, për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka kumtuar qeveria e Serbisë.

Të dy kryeministrat kanë biseduar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Më tutje në kumtesë theksohet se Aleksandar Vuçiq ka ofruar ndihmën e qeverisë së Serbisë për kapërcimin e pasojave të vërshimeve, që i kanë goditur disa komuna në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button