SNHR: Mbi 17 mijë bomba fuçi janë hedhur në Siri në vitin 2015

Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), ka njoftur se në vitin 2015 forcat e regjimit kanë përdorur 17 mijë e 318 bomba fuçi në rajone të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të SNHR-së në sulmet me bomba fuçi të intensifikuara kryesisht në zonat periferike të Damaskut, në Dera, Halep dhe Hama kanë humbur jetën 2 mijë e 32 persona ku 499 prej tyre fëmijë dhe 338 janë gra.

Në raport ndër të tjera theksohet se bombat fuçi të hedhura nga avionët e forcave të Asadit kanë shkaktuar shembjen e të paktën 206 ndërtesave publike kur 52 prej tyre ndërtesa fetare dhe 39 qendra arsimi.

Këto të dhëna tregojnë se në nëntor janë hedhur 1 mijë e 156 bomba fuçi ku janë vrarë 76 persona, mes tyre 12 janë fëmijë dhe 8 gra. Poashtu si pasojë e këtyre bombave janë shembur 9 ndërtesa.

Avionët rusë kanë patur në objektiv veriun e Sirisë, ndërsa forcat e regjimit të Asadit jugun ku ndodhet rajoni Dera dhe zonat periferike të Damaskut. Pas ndërhyrjes së Rusisë me 30 shtator e deri më tani forcat e regjimit kanë hedhur 3 mijë e 677 bomba fuçi duke lënë të vdekur 196 persona.

Gjithashtu në raport thuhet se qeveria e Sirisë ka shkelur vendimin 2139 të Këshillit të Sigurisë së OKB. Madje, potencohet se bombat fuçi janë përdorur në një hapësirë të gjerë dhe në mënyrë sistematike me çka është shkelur neni 7 i Statutit të Romës, që shqyrton “krimet kundër njerëzimit”.

SNHR në raportin e saj ka bërë thirrje që të zbatohet ndalimi i përdorimit të armëve nga regjimi dhe të ndiqen penalisht të gjithë ata që sigurojnë armë dhe mjete financiare për qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button