Dëshmitari i mbrojtur E1 dëshmon para gjykatës për rastin Monstra

Dëshmitari i fshehur në rastin monstra për herë të parë dëshmon para 5 të akuzuarve që gjenden në paraburgim për rastin Monstra.

Dëshimitari është paraqitur nën masa të larta të sigurisë dhe me dyer të mbyllura për familjarët dhe mediat.

 “Sot është hera e parë kur të 5 të akuzuarit në një mënyrë do të kontaktojnë me dëshmitarin online, pasi janë në pyetje masat e veçanta të hetimit. Deri tani 3 deklarata janë të dhëna nga ana e këtij dëshmitari, kjo është hera e katërt. Mendoj se edhe kjo deklaratë do të shkojë në favorin tonë, sikurse edhe deklaratat e mëparshme”, tha Naser Raufi, avokat.

Avokatët mbrojtës, para fillimit të gjykimit deklaruan se mbrojtja e tyre do të përqendrohet në deklaratat kundërthënëse të dëshmitarit të fshehur në seancat e mëhershme dëgjimore. 

“Deklaratat e këtij dëshmitari definitivisht janë kontradiktore. Theksi do të jetë tek dallimi i përgjigjeve të këtij dëshmitari”, u shpreh Naser Raufi, avokat.

“Presim të konfirmohet pohimi ynë që e themi që nga fillimi i hetimit, se ka shumë kundërthënie në këtë proces, kështu që të shohim në seancën e sotme si do të rrjedhin gjërat”, tha Asmir Alispahiq, avokat.

Dëshmia e dëshmitarit të fshehur në gjykatë është transmetuar përmes një ekrani, me fytyrë të mbuluar dhe zë të ndryshuar.

******************************************************************************

Sot vazhdon seanca në Gjykatën themelore Shkupi 1 për rastin “Monstra” ku do të del me dëshmi, dëshmitari i fshehur E1.

Pasi që seanca do të jetë e mbyllur për publikun E1 do të flet vetëm para Këshillit gjyqësor dhe para të akuzuarve dhe avokatëve.

Rasti “Mostra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovës në prill të vitit të kaluar. Në këtë rast u akuzuan tetë persona ndërsa statusin e dëshmitarit të mbrojtur e kishte dhe Haki Aziri i cili më pas tha se ka folur nën presion ndërsa tani është një ndër të akuzuarit për vrasjen e pesë personave.

Lajme të ngjashme

Back to top button