Davutoglu: Rusia, bashkëpunëtore për mizoritë në Siri

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në një fjalim të mbajtur sot në kryeqytetin e vendit gjatë një ceremonie për lançimin e projekteve të vitit 2016 të Bashkisë së Ankarasë, ka folur rreth gjendjes në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

”Po flas duke i’u drejtuar çdo njeriu me ndërgjegje në botë; Rusia është bërë bashkëpunëtore për mizoritë dhe veprimet çnjerëzore të regjimit të Asadit si dhe përkrahësve të tij të cilët hedhin bomba barbarisht dhe në mënyrë çnjerëzore mbi popullin e pafajshëm sirian. Nuk duhet të rrimë pa ngritur zërin ndaj ankthit që po përjetojnë civilët e larguar nga rajonet Azez, Mali Turkmen dhe Bajrbucak. Nuk mund të rrimë pa ngritur zërin për vëllezërit tanë që ikin ndaj mizorisë së DAESH-it”- ka theksuar Davutoğlu.

Kryeministri turk ka pohuar më tej se: ”Faji dhe përgjegjësia e 36 viktimave të dala në brigjet tona është e komunitetit ndërkombëtar, Rusisë dhe Sirisë, duke përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Përgjegjësia dhe faji për këtë është mbi të gjithë ata që në mënyrë të verbër vendosin veto ndaj zgjedhjes së krizës së Sirisë duke filluar nga Rusia”.

Davutoğlu në vazhdim të fjalës së tij shtoi se Turqia nuk ka përgjegjësi për të marrë mbi supe krizën e Sirisë e vetme. Ai ka theksuar se Turqia ka bërë të gjitha sakrificat e mundshme e vetme dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button