Erdogan: Operacionet ndaj terroristëve me kujdes, që të mbrojmë civilët

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë duke iu drejtuar kryetarëve lokalë tha se forcat turke të sigurisë po kryejnë ndërhyrje me kujdes dhe ndjeshmëri maksimale ndaj akteve terroriste në rajonet e vendbanimeve për të mos dëmtuar popullatën civile në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan tha se kjo bën që të zgjasin më shumë këto operacione të cilat mund të përfundohen në një kohë të shkurtër. “Ne kemi preferuar dhe preferojmë zgjatjen e operacioneve se sa të vendosim në rrezik jetën e qytetarëve tanë”, tha ai.

Duke vënë në dukje se vitin e kaluar në operacionet e ndërmarra brenda dhe jashtë vendit janë neutralizuar 3 mijë e 100 terroristë, presidenti turk tha se “në të njëjtën kohë kemi humbur afërsisht 300 persona nga forcat e ushtrisë, policisë, ruajtësit e përkohshëm të fshatrave dhe qytetarë civilë”. “Edhe njëherë uroj mëshirën e Allahut për martirët tanë dhe gjithashtu shpreh ngushëllimet e mia për familjarët e tyre dhe popullin tonë”, tha Erdogan.

– “Prapa këtyre lojërave qëndrojnë larje hesapesh njëmijë vjeçare”

Presidenti Erdogan u shpreh se prapa këtyre lojërave që luhen ditët e sotme qëndrojnë larje hesapesh njëmijë vjeçare të kësaj pozite gjeografike. “Por, çfarëdo që të bëjnë është e kotë. Pavarësisht të gjitha vuajtjeve, padrejtësive dhe humbjeve që jemi përballur kryesisht në këto dy vitet e fundit ne jemi ende në këmbë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë të tillë”, tha Erdogan.

“Vetëm për të qëndruar kundër presidentit ata bëhen me organziatën terroriste”

Duke kritikuar opozitën Erdogan tha se po përballen me një qajse politike e cila nuk ngurron të bëhet palë me organizatën terroriste vetëm që të marrë një pozicion kundër qeverisë, kryeministrit, presidentit. “Fatkeqësisht kemi një opozitë që i vëren si shokë terroristët që formojnë hendeqe dhe me pankartat e reklamave t’u japin mbështetje akteve të organizatës terroriste”, theksoi kreu i shtetit turk.

“Po ndjekim me mençuri situatën e atyre që fokusojnë praninë e tyre tek hendeqet”

“Po ndjekim të gjithë së bashku me mençuri situatën e atyre që janë kthyer në “desh kurbanë” të kandilit të cilët praninë e tyre e kanë fokusuar drejt rrugës me pretendimin për turqizim. Të hysh nën petkun e kujtdo që ushqen armiqësi ndaj këtij vendi dhe këtij kombi duke shfrytëzuar emrin e vëllezërve të mi kurdë nuk është politikë, kjo e ka emrin vetëm tradhti. Dhe mbi të gjitha kjo është një tradhti kryesisht ndaj vëllezërve të mi kurdë, të cilët janë pjesë e pandashme e këtij kombi”, deklaroi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button