Një vit nga sulmi në “Charlie Hebdo”, karikaturistët provokojnë

“Karikatura e Zotit me një armë në shpinë”, këtë mesazh përcolli stafi i reduktuar i revistës satirike të “Charlie Hebdo”, pikërisht në ditën që shënoi njëvjetorin e masakrës së terroristëve të ISIS në Paris, transmeton Top Channel.

Kopertina ka shkaktuar një reagim të gjerë te të gjithë besimtarët, si ata të krishterë, ashtu dhe te myslimanët. Titulli që mban numri special i revistës është “Vrasësi i vërtetë mbetet ende në kërkim”, duke iu referuar kështu Zotit.

Në brendësi të revistës janë edhe karikaturat e viktimave, si dhe një editorial i shkruar nga drejtori i tanishëm, Laurent Sourisseau. Në editorial, ai dënon të gjithë personat, që – sipas tij – u janë fashitur sytë nga feja.

Ndërkohë, në njëvjetorin e masakrës së Parisit, me nismën e Presidentit francez, Francois Hollande, në kryeqytet është vendosur një pllakë mermeri, ku janë gdhendur emrat e 11 viktimave të “Charlie Hebdo”, por gjatë ceremonisë zyrtare u vu re se, emri i njërit prej viktimave ishin shkruar gabimisht.

Kjo është diktuar nga gazetarët, të cilët ishin të pranishëm në ish-zyrat e “Charlie Hebdo” dhe që vunë re gabimin te mbiemri i Georges Wolinski. Për këtë gjë, është premtuar korrigjimi brenda 48 orëve të ardhshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button