Diplomatët iranianë lënë Arabinë Saudite pas urdhrit për t’u larguar pas 48 orëve

E marta ka qenë dita e fundit e qëndrimit të diplomatëve iranianë në Arabinë Saudite. Godinat e përfaqësisë së tyre janë bosh prej ditës së djeshme.

E ka konfirmuar këtë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme saudite, Osama Nugali: “Të gjithë diplomatët iranianë, rreth tridhjetë, e lanë mbretërinë vonë të martën.”

Diplomatët dhe zyrtarët, ka sqaruar zëdhënësi, po punonin për ambasadën dhe konsullatën iraniane në Riad dhe në Xheda.

Diplomatët u detyruan të kthehen në vendin e tyre pas thellimit të përplasjes mes Arabisë Saudite dhe Iranit, çka çoi në vendimin e saudite për prerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ndërkaq, Xhibuti bëhet vendi i fundit që i vihet në krah Arabisë Saudite, duke i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button