PDK e LDK, njëzëri, duan Thaçin president më 11 shkurt

Dy partitë kryesore të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë dakord që 11 shkurti të jetë data kur do të hidhet në votim në Kuvend kandidati i tyre konsensual për president, Hashim Thaçi, shkruan Koha Ditore.

Burime të afërta me dy partitë kanë bërë të ditur se ka marrëveshje edhe për rikompozim të disa resorëve kryesorë në Qeveri. “Liderët e dy partive, Thaçi e Mustafa, janë marrë vesh që votimi të bëhet në pjesën e parë të periudhës së paraparë me ligj (Ligji për presidentin v.j.), që i bie në muajin shkurt, si dhe janë marrë vesh për ndërrimin e udhëheqësve të dy ministrive, asaj të Jashtme dhe asaj të Brendshme”, kanë bërë të ditur burimet nga mazhoranca.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button