Gruevski: Së shpejti program i ri për zhvillimin rural

Qeveria planifikon të përpunojë program të ri për zhvillimin rural dhe mbështetjen e bujqësisë për vitin 2016 në shumë prej 2 miliardë e 46 milionë denarë ose mbi 33 milionë euro, paralajmëroi kryeministri, Nikolla Gruevski, shkruan MIA.

“Programi sot do të shqyrtohet në Komision, ndërsa shpresoj se këtyre ditëve do të jetë edhe në seancën e Qeverisë. Do të shfrytëzohet kryesisht për mbështetjen e ekonomive bujqësore për furnizimin e mekanizimit dhe pajisjeve dhe gjithçka që është e domosdoshme, si dhe për komunat në mjediset rurale për ndërtimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore që do t’ju ndihmonte bujqve, rrugëve lokale, ujësjellësve…”, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurëthemelit të kopshtit të parë për fëmijë në Lisiçe të Epërme që është vendosur në oborrin e SHF “Goce Dellçev”.

“Programi është bërë në pajtim me nevojat e bujqve në bashkëpunim dhe në komunikim të drejtpërdrejt me shoqata e bujqve dhe në të do të hyjnë projekte të cilat tashmë kanë filluar ose janë në vijim apo tani do të fillojnë. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e mjediseve rurale në Republikën e Maqedonisë komunat e së cilave nuk kanë buxhete të larta dhe kanë nevojë për mbështetje shtesë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”, tha Gruevski.

Ai potencoi se Qeveria rregullisht i mbështet bujqit, por edhe fshatrat dhe mjediset rurale dhe theksoi se dobi nga mbështetja do të kenë edhe ata persona të cilët jetojnë në mjediset rurale, ndërsa nuk janë bujq. “Këtë mbështetje të fuqishme si Qeveri do ta vazhdojmë edhe sivjet si edhe viteve të ardhshme”, shtoi Gruevski. shk/bsh/15:32

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button