PDSH: Me votën e BDI-së u zgjodh sekretari maqedonas i KSHZ-së

PDSH ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e sekretarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ku sipas tyre, me votën e anëtarëve të BDI-së, u zgjodh maqedonas edhe pse ata vlerësojnë se ekzistonte marrëveshje e cila parashihte që një kuadër shqiptarë të udhëheqë më këtë pozicion, njofton Portalb.

“BDI herë për interes të LSDM-së e herë të VMRO-së, por gjithmonë në dëm të shqiptarëve, edhe këtë radhë, me votën për maqedonas në vend të shqiptarit, vërtetoi se nuk është i rastësishëm pozicioni diskriminues dhe nënçmues i shqiptarëve gjatë “qeverisjes” së tyre! Ky vendim i BDI-së, që të votoj për maqedonas dhe jo shqiptarë, në masë të madhe ka dëmtuar interesin shqiptarë në përgjithësi, e veçanërisht në këtë institucion kur dihet se edhe Kryetari i KSHZ-së është me përkatësi etnike maqedonase”, reagojnë nga PDSH. /Portalb

Lexo: KSHZ-ja zgjodhi sekretar të përgjithshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button