Smartfoni K7 i LG-së shitet me emër tjetër

Sipas një raporti të ri, kompania LG ka konfirmuar se smartfoni K7, i cili u zyrtarizua dje së bashku me modelin tjetër K10, do të jetë në dispozicion për blerje në Shtetet e Bashkuara përmes kompanisë Boost Mobile.

Por, kjo kompani do ta shesë këtë smartfon me emër tjetër, si LG Tribute 5, ka thënë LG.

LG Tribute 5 vjen me ekran 5-inç dhe me rezolucion prej 854 x 480 pikselë, sistemin operativ Android 5.1 Lollipop, kamerën e përparme prej 5 megapikselë, si dhe baterinë prej 2125 mAh.

Ky smartfon vjen në dy variante: LTE dhe 3G.

Përderisa i pari vjen me procesorin 1.1 GHZ Quad-Core CPU, modeli i dytë (modeli 3G) vjen me procesorin 1.3 GHz Quad-Core.

Varësisht se në cilin treg është duke u shitur, kamera kryesore është ose 8 ose 5 megapikselë, RAM memoria është 1.5 gigabajt ose 1 gigabajt dhe memoria e brendshme është 8 gigabajt ose 16 gigabajt.

Kjo pajisje pritet të jetë në dispozicion në SHBA në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk është zbuluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button