El Salvadori vendi me më shumë vrasje në botë

Numri i vrasjeve në El Salvador vitin e kaluar është rritur për madje 70 përqind, bënë të ditur zyrtarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Për këtë shkak, siç shprehen ata, ky vend mund të shndërrohet në kombin më të dhunshëm në botë.

Drejtori i policisë Mauricio Ramirez Landaverde tha se zyrtarisht janë regjistruar 6.657 vrasje gjatë vitit 2015, ndërsa një vit më herët janë shënuar 3.942 vrasje. Shkalla e vrasjeve arrinte 104 vdekje në 100 mijë banorë.

Për shkak të vrasjeve të shumta, El Salvadori mund t’i merr primatin Hondurasit fqinj si “vendi me më shumë vrasje”.

Studijuesja Jeannette Aguilar tha se kjo shkallë e vrasjeve El Salvadorin e vendos në listën e kombeve më të dhunshme në botë.

Zyrtarët e atjeshëm pohojnë se shumica e vrasjeve lidhen me tregtisë e drogës dhe zhvatjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button