SHBA, sulmohet një xhami gjatë ndërrimit të motmoteve, para derës lihet mish derri

Nëpunësit policorë në Floridë njoftuan se xhamia në rajonin “Space Coast” është sulmuar, se dritat dhe dritaret i janë thyer, ndërsa para derës së hyrjes është lënë mish derri, raporton Anadolu Agency (AA).

Policët e qytetit Titusvillea theksuan se vandalët sulmuan xhaminë e komunitetit musliman në Floridën Qendrore Masjid Al-Munin më 1 janar.

Në video-incizimin e kamerave të sigurisë shihet një burrë i cili hynë në xhaminë vonë në mbrëmje derisa xhamia ishte e zbrazët dhe me hanxhar shkatërron kamerat, dritat dhe dritaret. Policia nuk ka mund të identifikojë sulmuesit.

Nga policia konfirmuan se para derës hyrëse është lënë mish derri, që është e ndaluar tek muslimanët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button