Rusia e gatshme të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës mes Arabisë Saudite dhe Iranit

Rusia ka shprehur gatishmërinë që të ndërmjetësojë në negociatat mes Arabisë Saudite dhe Iranit me qëllim të tejkalimit të krizës mes dy vdendeve. Agjencia ruse e lajmeve RIA transmetoi deklaratën e një zyrtari të lartë anonim të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, i cili theksoi se Moska ka raporte jashtëzakonisht të mira me Riadin dhe Teheranin dhe se është e gatshme të ndërmjetësojë në zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve.

“Neve na besojnë edhe Arabia Saudite edhe Irani dhe jemi të gatshëm që të ndërmjetësojmë në zgjidhjen e problemit të tyre nëse paraqitet nevoja. Është dërguar ofertë për ndërmjetësimin tonë dhe ministria ruse ka propozuar takim zyrtarësh të të dyja vendeve”, u shpreh zyrtari.

Autoritetet e Arabisë Saudite të shtunën në mëngjes njoftuan se kanë ekzekutuar 47 persona të dënuar me vdekje për terrorizëm në këtë vend, ndërsa në mesin e tyre edhe liderit fetar shiit Nimr al-Nimr. Irani ashpër dënoi këtë hap të autoriteteve saudite, ndërsa gjatë protestave në Teheran është djegur ambasada saudite, dhe u sulmua konsullata në Mashhad.

Arabia Saudite për këtë shkak mbrëmë ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe u dha afat prej dy ditëve diplomatëve iranianë që të braktisin vendin. Të njëjtën gjë e bënë edhe Bahreini dhe Sudani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button