Policia austriake zbulon dy valixhe me pjesë trupi të njeriut

Policia austriake ka nxjerrë nga një liqen dy valixhe në të cilat ka pasur pjesë të trupit të njeriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për pjesë të trupit të një gruaje, të moshës rreth 70 vjeçe.

Valixhet janë nxjerrë të dielën nga liqeni Traunsee në afërsi të qytetit Gmunden, 80 kilometra nga Salzburgu. Rasti është denoncuar nga një qytetar i cili kishte parë valixhet të qëndronin mbi lum.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim për të zbardhur shkakun e vdekjes së gruas, ndërsa transmetuesi Publik “ORF” ka lajmëruar se vështirësi shtesë paraqet fakti se në valixhe janë gjetur vetëm disa pjesë nga trupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button