Në mbrojtje të sarkazmës!

Skeçi i Stupcave u bë nga prizmi i sotëm dhe tregoi rezultatet e ca njerëzve të interesit personal, jo qëllimin e njerëzve të sinqertë! Shumë u pasuruan pa meritë, 1 vit komandant, 15 vite biznesmenë, jo të gjithë kuptohet. E populli? Ku mbeti populli, ku mbetën fëmijët e dëshmorëve, familjet e tyre. Ata kanë të drejtë.

Shumë prej tyre për meritat e luftës nuk duhet të amnistohen nga krimet e bëra të pasluftës. Kjo vlen për të gjithë, prej Presheve në Ksamil, prej Mitrovice e deri në Manastir…Gabim e kanë disa që mendojnë se është ofenduar UÇK-ja, u goditën ata që përfituan nga lufta në kurriz të gjakut të dëshmorëve, jetimëve, e ata janë bërë shumë!

Lavdi atyre që dhanë jetën për atdhe, por jo këtyre që janë dhe ishin në pushtet se pikërisht abuzuan me gjakun e dëshmorëve. Çdo vepër artistike ka idenë (mesazhin) e vet. Publiku ka të drejtë të gjykojë dhe unë respektoj këndvështrimin e kritikëve, por megjithatë sSupcat kanë të drejtë dhe nxirrni porosinë e duhur, goditjen ndaj keqpërdorimit të ardhmërisë së fëmijëve tanë.

Disa interesxhinj e banditë luftuan vetëm për të plaçkitur Kosovën, Stupcat tentojnë t’ia hapin sytë shoqërisë kosovare dhe asaj shqiptare në tërësi. Thirrjet që Stupcat të kërkojnë falje janë pa kuptim. Falje duhet të kërkojnë ata që e shkatërruan, që e plaçkitën Kosovën. Pa tendenca dhe pa keqkuptime! Dialogu mes protagonistëve është therës, plot sarkazëm dhe ironi. Reagimi nuk është befasi e madhe, pasi shoqëria jonë është mësuar me humor që sillet përherë rreth ushkurit, goditja me humor politik e fenomeneve negative në shoqëri natyrisht që nxit reagime! Nxit reagime pikërisht te ata që kanë abuzuar me asetet publike të kësaj shoqërie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button