Gruevski: 8.700 punësime të reja me Planin operues për vitin 2016

Rreth 8.700 persona pritet të punësohen me Planin e ri operues për punësim për vitin 2016, njoftoi sot kryeministri Nikolla Gruevski., njofton MIA.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Gruevski theksoi se me Planin operues do të përfshihen 13.500 persona prej të cilëve për 8.700 pritet të punësohen, ndërsa të tjerët do të kalojnë nëpër trajnime. “Për këtë do të investohen 11 milionë e gjysmë euro, të cilat janë paraparë në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe janë votuar në Kuvend. Ky do të jetë edhe një kontribut drejt uljes së papunësisë, gjegjësisht rritjea së punësimit. Shumë njerëz të cilët për momentin nuk kanë punësime përmes serisë së masave të cilat kanë hyrë në Planin operuese, ndërsa të cilat janë rreth 20, do t’u mundësohet punësim” deklaroi Gruvski pas promovimit të veprave të reja nga edicioni i “Yjet e letërsisë botërore”.

Kryeministri informoi se rreth 15 janarit pritet të shpallet edhe konkursi për programin e parë nga Plani operues për punësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button