Muftiu i Madh i Arabisë Saudite: ISIS-i është pjellë e Izraelit, Aleanca Islamike do ta mposhtë atë

Muftiu i madh i Arabisë Saudite dhe njëherësh Kreu i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj, Sheikh Abdulaziz Al-Asheikh, tha se Aleanca Islame e sapoformuar do ta mposhtë Daesh-in (ISIS-in).

Ai e kritikoi ISIS-in, duke e përshkruar atë si pjesë e Izraelit, transmeton Tesheshi.

Në një bisedë për Saudi Gazette, Al-Asheikh tha se anëtarët e Daesh-it po i bëjnë dëm të madh Islamit dhe muslimanëve.

“Ata nuk mund të konsiderohen pasues të Islamit. Përkundrazi, ata janë një zgjatim i Khauarixhëve, të cilët dolën kundër kalifatit në fillim, duke i etiketuar muslimanët si pabesimtarë e duke lejuar vrasjen e tyre.”

Duke iu referuar një kërcënimi që Daesh-i i ka bërë Izraelit kohëve të fundit, muftiu tha: “Ky kërcënim kundër Izraelit është vetëm një gënjeshtër. Daesh-i është pjesë e ushtarëve izraelitë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button