Vriten dy vëllezër në një fshat të Shkodrës

Dita e parë e ë vitit 2016 në Shqipëri është përgjakur nga aksidente dhe vrasje që kanë tronditur opinionin publik.

Gjatë ditës së djeshme, një krim brenda familjes tronditi qytetin e Sarandës, ndërsa sot një tjetër vrasje e dyfishtë u regjistrua në fshatin Drishtë të Shkodrës.

Sipas burimeve të policisë së Shqipërisë, viktimat janë dy vëllezër, identiteti i të cilëve nuk dihet akoma. Të njëjtat burime shtojnë se kanë identifikuar autorin e krimit dhe janë në ndjekje të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button