Maqedoni, mbi 700 mijë euro janë harxhuar për zbukurimin e rrugëve dhe shesheve për Vitin e Ri

“Rreth 720 mijë euro, pritet që të paguajnë pushtetet lokale për zbukurimin e rrugëve dhe shesheve të Maqedonisë për festën e Vitit të Ri”, kështu tregon analiza e Qendrës për Komunikime Civile. Më së shumti para ka harxhuar Qyteti i Shkupit dhe komunat e Shkupit. Qendra Tregtare e Shkupit do të paguaj aq sa 4 komuna bashkërisht, transmeton Portalb.

Prokurorime publike për zbukurim të rrugëve dhe shesheve, kanë pasur Qyteti i Shkupit dhe 25 nga 80 komunat dhe Qendra Tregtare e Shkupit. Tetë nga 25 komunat janë të Shkupit (Qendër, Karposh, Çair, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Saraj dhe Shtuo Orizare), ndërkaq 17 komunat tjera janë: Kumanova, Manastiri, Prilepi, Strumica, Tetova, Ohri, Struga, Kërçova, Resnja, Velesi, Probishtipi, Novaci, Kavadari, Radovishi, Vallandova dhe Gjevgjelia.

Sipas disa nga marrëveshjet dhe vlerësimit të tenderëve të publikuar, dalin se për në Shkup janë harxhuar 430 mijë euro, që do të thotë se më shumë se gjysma e të gjitha komunave tjera, gjegjësisht për të cilat janë ndarë 290 mijë euro, transmeton Portalb.

Sipas vlerës, pjesën më të madhe për zbukurimin e rrugëve dhe shesheve, pushteti ka lidhur marrëveshje me ndërmarrjen Link Media Plus DOOEL import-eksport Shkup. Kompania ka fituar tenderë me vlerë prej 10.4 milionë denarë, gjegjësisht rreth 170 mijë euro.

E dyta në rang-listën sipas vlerës së harxhimeve në bazë të marrëveshjeve është Komuna e Karposhit e cila ka nënshkruar marrëveshje Link Media Plus DOOEL import-eksport Shkup, me vlerë prej 3.4 milionë denarë, gjegjësisht 80 mijë euro.

E treta është Komuna e Qendrës që ka harxhuar 3.4 milionë denarë, gjegjësisht 55 mijë euro. Pastaj vjen Komuna e Manastirit me 2.8 milionë denarë, gjegjësisht 45 mijë euro.

Kumanova ka harxhuar 1.8 milionë denarë, gjegjësisht 29 mijë euro, ndërkaq Tetova vetëm 1.4 milionë euro, gjegjësisht 23 mijë euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button