Jahjaga uron që fëmija i parë i 2016-tës të bëhet president

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sot vizitoi sot Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku vizitoi djalin e parë të lindur në vitin 2016, duke uruar që ai të bëhet president, njofton KosovaPress.
Jahjaga u njoftua për së afërmi me gjendjen në Gjinekologji dhe falënderoi tërë stafin për punë e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë tërë vitit që lamë pas.
Ajo vizitoi edhe gruan e cila solli në jetë fëmijën e parë në ora 00:02.Drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike, Mirvete Paqarada bëri të ditur që 22 vjeçarja ,Jetmira Sopjani nga Fushë Kosova, e cila solli në jetë fëmijën e parë të vitit 2016, kishte një lindje normale dhe pa komplikime.
Nëna Jetmira u shpreh e kënaqur që u vizituar nga Presidentja Jahjaga. Ajo tha se është e kënaqur me përkujdesjen e stafit të Gjinekologjisë.
Presidentja Jahjaga uroj nënë që djali i saj të bëhet president, ndërsa nënë Jetmirja shpreson që kjo të bëhet realitet./ KosovaPress/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button